Në gjashtë komisariate të Tiranës 11 policë kanë rezultuar se janë përdorues të drogës. Rezultatet kanë dalë pas analizave në laborator.
Një pjesë e efektivëve kanë kundërshtuar të dhënat duke i konsideruar si të gabuara.
Bëhet fjalë për persona që janë 50 deri në 60 vjeç, ndaj dhe në kundërpërgjigje kanë argumentuar se vetë mosha e tyre e bën absurd një pretendim se përdorin drogë.