Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë aks të bllokuar për qarkullimin e automjeteve si pasojë e motit të keq.
Në një njoftim për mediat bën me dije se kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarukullimin në akset nacionale. Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, njofton ARRSH-ja.
Gjithashtu, ARRSH iu bën apel drejtuesve të mjetëve për kujdes si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.