Deputet i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga policia, ku i përfshirë është dhe nipi i tij 28-vjeçar.
Ai ka thënë se nuk e dinte që nipi Ramazan Rraja ishte i implikuar në ngjarjen e Lezhës.
28 vjeçari bashkë me dy persona të tjerë tentuan të rrëmbenin një person dhe u futën në lokal me maska e të armatosur. Madje, deputeti socialist është shprehur se e dinte se nipi i tij ishte jashtë shtetit.
“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur deputeti Rrahman Rraja.
Edhe Policia e Shtetit ka konfirmuar se menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në 13 nëntor në Zejmen të Lezhës, Ramazan Raja dhe dy shokët e tij janë larguar nga Shqipëria.