Detaje të reja janë zbardhu nga ngjarja e rëndë që u shënua në Greqi, ku një shqiptar vrau gruan e tij.

Mësohet se në momentin e krimit dy fëmijët e mitur të çiftit 8 dhe 10-vjeç kanë qenë duke fjetur në dhomën ngjitur.

Shqiptari me iniciale X. F., kishte pasur një debat të ashpër me gruan gjatë mbrëmjen dhe më pas situata ka eskaluar deri në momentin që 40-vjeçari i futi duart të fyt bashkëshortes, duke i shkaktuar vdekjen.

Shqiptari pasi kishte kryer krimin e rëndë është larguar nga banesa, pak më vonë ka telefonuar policinë duke thënë “ejani, më duket mbyta gruan time”.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e çiftit shqiptar e gjeti gruan pa shenja jete në shtrat ndërsa autori po qëndronte ulur pranë saj. 40-vjeçari i tha policëve se sherri mes tyre kishte nisur pasi ajo kishte dashur të ndahej prej tij.