Ministria e Shëndetësi në Kosovë ka publikuar shifrat e fundit sa i përket situatës së Covid-it atje.
Mësohet se nga testimi i 1817 personave, kanë rezultuar pozitiv me virus 4 qytetarë.
Nga ana tjetër, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete nga virusi i rrezikshëm.
Ndërkohë sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.836.
Njoftimi i plotë:
06 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.817 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.836.
Në total numri i rasteve aktive është 318.





