Gjykata e Apelit të Vlorës ka dënuar me burg përjetë Gazmend Mustën.

Ky shtetas në 2 janar 2019 qëlloi për vdekje gruan dhe motrën e saj, në shtëpinë ku ata jetonin në qytetin e Ballshit.

Vendimi është dhënë sot ndërsa mësohet se Musta shfaqi pendesë para trupit gjykues për krimin e dyfishtë brenda familjes dhe shprehu merak për dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjeç.

Ngjarja e rëndë tronditi vendin më datë 2 janar të vitit 2019, në Ballsh, dy ditë pas mbrëmjes së Vitit të Ri. 33-vjeçari që masakroi me thikë bashkëshorten e motrën e saj ditën e dytë të vitit të ri, pas krimit, ka marrë për dore dy fëmijët e mitur dhe është nisur drejt Stacionit të Policisë së Ballshit.

Sapo është ndeshur me policët para Komisariatit, ai ka hedhur në tokë thikën, me të cilën kishte kryer krimin dhe u ka kërkuar atyre që të interesoheshin për mirëqenien e fëmijëve të tij të mitur