Pas urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, efektivët i janë nënshtruar testit të drogës.

Por pas rezutltateve të para ku shumë kanë dolë përdorues, efektivët kanë shprehur përkënaqësi dhe janë shprehur se përgjigjet e testeve janë të gabuara.

Disa prej tyre kanë deklaruar se do të ngrenë padi ndaj laboratorit duke ngritur pretendime për rezultatin e testit.

Burime për media bëjnë me dije se ata që pretendojnë se testi është i gabuar do të ritestohen pas vlerësimit nga ana e drejtuesve të policisë.