Gjykata ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të dy zyrtarëve të Ujësjellësit në Krujë dhe shefin e shërbimit të Epidemiologjisë në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në Krujë, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” me pasojë helmimin e dhjetra qytetarëve të Krujës.

Bëhet ne dije se tre punonjësit Ledio Çela, administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë; Andi Kupa, drejtues teknik në Ujësjellës Kanalizime Krujë; Ervin Karafili, shef i Epidemiologjisë dhe Higjenës në Krujë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane lejuar ndotjen e ujit të pijshëm.

Kujtojmë që pak muaj më parë qindra qytetarë të Kujës u helmuan nga uji dhe u paraqiten në ambientet e spitalit.