Ambasada gjermane në Shqipëri ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Ambasada thekson se korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën dhe nuk ka vend në shoqëritë tona, pasi shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi ekonomik.

POSTIMI I PLOTË:

I Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”. Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik.

Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona.

Ne jemi #BashkeKunderKorrupsionit!