Rikthehet shiu dhe bora në të gjithë vendin.
Në Vlorë për shkak të reshjeve të shiut dhe erës së fortë është ndaluar dalja e anijeve të peshkimit.
Edhe trageti i linjës Brindisi- Vlorë mbërriti në port, por pa mundur të ankorohet për shkak të detit të trazuar.
Sipas sinoptikanëve deri në fundjavë vendi do të jetë i përfshirë nga reshje.
Për shkak të reshjeve me intensitet rrezikojnë për përmbytje qytetet e Shkodrës, Lezhës, Fieri dhe Vlora. Në zonat malore bora pritet të arrijë deri në 50 cm.
Duke filluar nga java tjetër i gjithë vendi do të përfshihet nga i ftohti siberian. Problem mbetet era në det të hapur duke arritur në 75 km në orë.
Ndërsa Instituti IGJEUM ka paralajmëruar përmbytje në zonat e jugut të vendit, në Gjirokastër dhe në Vlorë.
PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET
Sipas llogaritjeve të IGJEO, gjatë ditës së sotme (e enjte, dt.09) priten reshje me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë territorin.
Në zonat urbane mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Reshjet priten të dobësohen ditën e nesërme. Ndërsa në fundjavë (e shtunë, dt. 11 Dhjetor) priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në jug të territorit.
Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021.
Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.
RESHJET Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës dhe mesatare në të gjithë qarqet e tjerë.
Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet pritet të arrijnë lokalisht deri intensive dhe do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT Nesër (e enjte, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 / 12 °C në vendet e ulëta: 7 / 11 °C në vendet malore: 2 / 7 °C ERA Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.