118 pasagjerë të tragetit Vlorë-Brindizi mbetën në det të hapur mbi 10 orë.

Trageti i linjës, Vlorë -Brindisi -Vlorë ishte bllokuar që prej orës 6 të mëngjesit.

Më në fund trageti është ankoruar në port.

Trageti erdhi mëngjesin e sotëm nga Brindisi i Italisë dhe duhej të ishte ankoruar në port që prej orës 6 të mëngjesit, por ka qenë e pamundur për shkak të stuhisë.

Pasagjerët nuk e fshehën ankthin që përjetuan.