Hoteli “Ador”në pronësi të Admir Hoxhës, i ka kaluar shtetit shqiptar.
Lajmin e konfirmon vetë Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila ka publikuar dhe fotot e hotelit luksoz me vlerë 5 milionë euro që tashmë i ka kaluar shtetit.
“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar!
Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, deklaron SPAK.
Kujtojmë se Admir Hoxha është ende në kërkim nga policia. Ai ishte truri i laboratorit të heroinës në Has dhe kishte organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë, që më pas përpunohej në laboratorin e Hasit që u zbulua në 19 tetor të vitit të kaluar.