Sot është mbajtur një konferencë e përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe Policisë së Shtetit të Italisë.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shpreh se gjatë vitit 2021, asnjë kilogram drogë nuk është trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë.

Nano dha detaje edhe për mënyrën e organizimit të punës së Policisë së Shtetit për kontrollin e territorit përmes përdorimit edhe të dronëve dhe helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në maj 2021, Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore të monitorimit. Janë kryer 70 misione ajrore me 182 orë fluturimi. Në total për vitin 2021, nga monitorimi ajror, janë identifikuar dhe asgjësuar 92,428 bimë narkotike krahasuar me 58,423 bimë narkotike kanabis sativa të identifikuara dhe asgjësuara gjatë vitit 2020.

Gjatë periudhës referuese bazuar në statistikat e kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100%, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti”,- tha ndër të tjera Nano.