Ushtria Shqiptare është rikthyer në hotelin në Qerret të Kavajës, ku disa javë më parë 4 turistë rusë gjetën vdekjen. Sipas raportimeve, ushtria do të kryejë një eksperiment hetimor në SPA-në e hotelit. Ky eksperiment do të kryhet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së turistëve.
Kujtojmë se Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përcaktuar shkakun paraprak të vdekjes së tyre nga asfiksia, pasi në gjak viktimave iu gjet prani e monoksidit të karbonit.
Vdekja e 4 turistëve në Kavajë është cilësuar si vrasje nga prokuroria, ndërsa hetimet po vijojnë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor të këtij viti. Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Katia, 31 vjeçe, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, kur u gjetën të vdekur në saunën e një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë.