Moti i keq dhe reshjet e intensive të shiut gjatë natës kanë sjellë përkeqësim të situatës në vend, e si pasojë Lumi Vjosë ka dalë nga shtrati.
Bëhet me dije se uji ka përmbytur tokat bujqësore dhe ka hyrë deri në oborret e 12 banesave që ndodhen afër lumit.
Ndërkohë mësohet se 11 familje janë evakuuar deri më tani sakaq shtabi i emergjencave u ka bërë thirrje edhe banorëve të tjerë që ndodhen pranë lumit që të evakuohen.