Kryeministri Edi Rama reagon për situatën e krijuar nga përmbytjet dhe reshjet e dëborës në vend.
Teksa shpërndan në “Facebook” raportimin nga terreni të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Rama thekson se po punohet me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje në zonat e prekura.
“Në terren me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje, në zonën e prekur nga dalja e Vjosës prej shtratit të saj, si pasojë e reshjeve intensive”, shkruan Rama.
https://fb.watch/9RJztr7q3O/