Një dukuri e rrallë është shfaqur në rrugët e Vlorës.
Si pasojë e përmbytjeve, kanë dalë në rrugë një numër i madh zvarranikësh.
Mes tyre spikasin gjarpërinjtë.
Banorët në zonë kanë konstatuar disa raste kur gjarpërinjtë, për t’i shpëtuar përmbytjes, drejtohen për në rrugë e brigje.
Askush nuk e besonte se kaq pranë banesave ndodheshin kaq shumë gjarpërinj.
Fotot e mëposhtme e dëshmojnë më së miri këtë: