Familjarët e Jurgen Dukës që mbeti i vrarë pas një sherri në një market në Tiranë, disa ditë më parë, kërkojnë drejtësi për ngjarjen. Ata thonë se ngjarja po fryhet dhe se familjari i tyre u ekzekutua për 37 sekonda nga polici Arbër Sula, i cili është ende në kërkim.
Mesazhi i familjarëve të Jurgen Dukës:
“Pershendetje. Ky Ishte Jurgeni qe I mori jeten nje polic qe duhet ta mbronte jo ta vriste. Une qe po ju shkruaj jam kusherira e tij.
Po ju shkruaj sepse kam pare komentet dhe mynyra si Esht shkruar per Jurgenin nje 29 vjecar qe vritet sepse futet per te ndar dhe thot I paguaj une edhe tuajat ska problem dhe reagon kur shikon se polici nxjerr armen. Ule armen dhe i hidhet per tja ulur sic duket dhe ne video. Jurgeni u vra Kot dhe autorit cuditerisht Esht akoma i pa kapur.
Juve qe shkruani per cdo gje
Nxirrni foton e qarte te autorit
Trajtojeni sic duhet temen
Esht nje ngjarje shume e rende
Shume e rende
Ju lutem jepini rendesine e duhur
Kjo prek jo vetem ne familjareve qe jemi te shkaterruar po te gjithe shqiptavere.
Si munt te vrasesh nje njeri ne 37 sekonda?
Kjo eshte nje ngjarje me e rende se e Klodianit”