Del foto e biznesmenit që i vendosën tritol sot në Vlorë.

Mësohet se Endrit Sadedinaj është dërguar drejt Tiranës pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, ku ka humbur dhe dy gjymtyrët e poshtme nga atentati.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen “10 korriku” në Vlorë, ku persona ende të paidentifikuar i kanë vënë lëndë plasëse biznesmenit teksai ai parkonte makinën e tij.

Burime bëjnë me dije se Sadedinaj ishte i përfshirë në ngjarje të mëparshme dhe në 2017 ishte kryer një tjetër atentat në lokalin e tij, i cili dështoi dhe e detyroi atë të jepte lokalin me qira.