Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon sesi do të jetë moti gjatë javës së ardhshme. Dita e nesërme parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësirash kalimtare.
Në zonën e jugut në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Duke filluar nga dita e martë deri ditën e enjte në orët e mbrëmjes moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash në relievet malore. Siç u theksua më lart në orët e mbrëmjes së ditës së enjte reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët në zonën e Alpeve.
Dita e premte parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut (konkretisht zonën e veriperëndimit) në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.
Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore.
Vlen për t’u theksuar gjithashtu se duke nisur nga dita e premte – për shkak të kalimit të disa qendrave të thella të presionit të ulët – parashikohet erë tepër intensive dhe e fortë si në tokë, por veçanërisht përgjatë vijës bregdetare.