I ftohti polar ka ardhur në Shqipëri dhe do të jetë prezent gjatë javës. Meteorologia Lajda Porja u shpreh se deri në fundjavë do të kemi një ndryshim të situatës së motit. Ajo parashikon që në në fund të kësaj jave të ketë edhe reshje shiu dhe dëbore në disa zona.
“Masat e ftohta polare kanë vijuar të jenë prezente në territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë ku vlerat minimale pritet të jenë -5,-6 gradë në zonat malore dhe maksimalet jo më shumë se 13 gradë. Parashikohet që kjo situatë e motit të vijojë të jetë deri në fundjavë ku pritet të kemi dhe ndryshim të situatës së motit dhe rritje të lehtë të temperaturave. Fundjava do sjellë edhe reshje shiu dhe dëbore në zonat malore të cilat do jenë në sasi të pakta. Sa i përket erës do jetë problematike gjatë fillimit të javës duke bërë që era e ftohtë veriliondore të bëjë që i ftohti të ndihet më shumë”, tha Porja.