Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili është rezident në shtetin fqinj, pasi po tentonte të transferonte jashtë vendit një shumë parash rreth 320 mijë euro të ndara në 38 tufa kartëmonedhash, të padeklaruara.
Ai u ndalua për një kontroll rutinë në një nga vendkalimet e kufirit tokësor me Slloveninë. Paratë ishin fshehur brenda automjetit në kabinën e pasagjerëve.
Në momentin kur u pyet nga efektivët, shqiptari tha se nuk kishte asgjë në makinë për të kaluar në doganë. Por ata panë sjelljen e tij të shqetësuar dhe vendosën të kontrollojnë automjetin me ndihmën e qenve të policisë.
Gjatë kontrollit vunë se shqiptari kishte hapur një pjesë të automjetit në lartësinë e pedaleve, ku ishin fshehur paratë.





