Thuajse çdo ditë bëhet thirrje që të bëhet kujdes në rrugë pasi aksidentet po marrin jetë njerëzish, por shoferët ‘e çmendur’ duket se nuk ndërgjegjësohen.
Shkaqet e aksidenteve janë nga më të ndryshmet, duke nisur që nga rrugët pa standard, mungesa e sinjalistikës apo tejkalimi i shpejtësisë.
Së fundmi një video në përmasat e skandalit është shpërndarë nga faqja “AKSIDENTE_RRUGORE”, ku një i ri shihet duke ecur me shpejtësi “skëterrë” prej 180 km/h në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Në korsinë tjetër duket se qarkullojnë automjete si dhe këmbësorë në trotuar apo që duan të kalojnë në krahun tjetër të rrugës.
Mbetet e paqartë nëse autoritetet kanë marrë masa për këtë.