Gazetari dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi ka përgënjeshtruar shifrën që ka qarkulluar në media për pagën e tij mujore gjatë kohës që drejtonte televizionin kombëtar.
Në një postim në rrjetet sociale, Blushi thotë se paga e tij nuk ka qenë asnjëherë 247 milionë lekë, por dhjetë herë më e vogël.
Blushi shton më tej se është detyruar të bëjë sqarimin në respekt të kompanisë ku ka punuar dhe të bashkëpunëtorëve të tij ndërsa kërkon që ky skandal të ketë të paktën një përgjegjës.
Reagimi i plotë:
Nga publikimet e paautorizuara te disa portaleve sot kam mesuar se kam nje rroge qe nuk e kam. Ne respekt te bashkepuntoreve te mi, ne kompanine ku kam punuar deri perpara tre javesh, dua te them se, rroga ime eshte 24 here me e vogel se ajo qe pretendohet se eshte.
Duke e ditur se kurioziteti njerezor, nuk e ndal dot vuajerizmin te kthehet ne sport ekstrem, shpresoj qe te pakten nje here, ekspozimi i padenje dhe ne rastin tim edhe i pavertete, i te dhenave personale te kete nje pergjegjes.