Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili kërkoi prishje të vendimit të GJKKO për hapje të hetimit për dosjen “Gërdeci”.
Mediu nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se vendimi ishte në shkelje të ligjit, të parimit të gjësë së gjykuar. Shkelje u konsiderua sipas mbrojtjes dhe fakti se një gjykatë më e vogël prishi vendimin e Gjykatës së Lartë.
Rikujtojmë që në vitin 2009 një tragjedi ndodhi në fshatin Gërdec, aty ku ndodhej një depo e çmontimit të municioneve.