Një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Greqi.
Sipas mediave greke, 29-vjeçari u përfshi në një aksident natën e kaluar. Viktima është identifikuar si Enkeled Biba nga Lezha.
Aksidenti ndodhi në aksin Sisiou – Agiou Nikolaou, në kryqezimin e Milatou në Kretë.
Raportohet se i riu shqiptar humbi drejtimin e mjetit, dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Mësohet se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e trupit të 29-vjeçarit, i cili prej disa vitesh jetonte në Kretë.





