Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj në konferencën për shtyp nga kryeministria tha se në 1 muaj janë regjistruar 1 milion sulme.

Ajo shtoi se për momentin kanë ekspertët më të mirë të fushës dhe se punojnë që të rrisin sigurinë kundër sulmeve kibernetike.

Gjej rastin të qartësoj se AKSHI e ka stafin të ndarë në dy grupe. Është aksi në qendër, në të cilën mund të them se për momentin kemi ekspertët më të mirë të fushës, të cilët shpresojmë shumë t’i  mbajmë. Tentojmë të rrisim kapacitetet tona në programim, në kërkim shkencor, në sigurinë kirbenetike sepse duhet të forcohemi vetë në mënyrë që të përballojmë sulmet. Kemi rreth 1 milion sulme që na ndodhin çdo muaj. Rrisim kapacitet në mënyrë të vazhdueshme me infrastruktura moderne të sigurisë kirbenetike”-tha drejtoresha e AKSHI-t.