Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Novara të Italisë.

Sipas mediave italiane viktima është 40-vjeçari Arian Domi, babai i dy fëmijëve. Ai jetonte prej vitesh në Itali, ndërsa në momentin e aksidentit ishte duke u kthyer në shtëpia pas punës në një kompani.

“Audi” që po drejtonte shqiptari u përplas me murin e një shtëpie. Goditja ishte fatale duke ndërruar jetë në vend.