Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas izrealit, për akuzën e mashtrimit kompjuterik, pasi rezulton të jetë pronar i një kompanie “Call Center” në kryeqytet.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Rafael Genish.

Ndërkohë që paraprakisht raportohet se janë arrestuar 21 persona, nga 60 që u shoqëruar ditën e djeshme.

Në orët në vazhdim pritet që Policia e Tiranës të japë më shumë detaje për operacionin, për të saktësuar numrin e personave të arrestuar dhe ndalimin e shtetasit izraelit. Ai akuzohet se ka mashtruar më shumë se 2400 persona.

“Viktimat” janë nga vende si Gjermani, Franca dhe Italia. Ata janë joshur të paguajnë shumë të mëdha parash të cilat jo vetëm që nuk janë kthyer mbrapsht, por janë “zhdukur” përmes llofarive në parajsa fiskale duke u shkaktuar të huajve humbje të mëdha të vlerave monetare.

Operacioni ka nisur prej pasdites së djeshme dhe po vazhdon dhe aktualisht, shkruan newsbomb.al. Dy muaj më parë Policia dhe Prokuroria e Tiranës nisën një hetim të thelluar pasi shumë shtetas të huaj janë mashtruar dhe kanë paguar shuma të mëdha parash, për llogari të disa call centerave që ndodhen në vendin tonë.

Procedimi është kryer për mashtrim kompjuterik dhe me pasoja të rënda, ndërsa të përfshirë dyshohet se janë edhe shtetas të huaj. Bëhet fjalë për Call Centera që funksionojnë si bursë, me terma teknik të njohur si forex.