Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imaraj, ka reaguar për herë të parë në lidhje me hetimet që po kryen për rrjedhjen e të dhënave personale të mbi 630 mijë qytetarëve në republikën e Shqipërisë.

Imeraj deklaroi se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji.

“Në raport me çështjen në fjalë, do them dy fjalë shkurt, duke qenë se është një çështje sensitive dhe për shkak të vëmendjes së shtuar jo vetëm të gazetarëve, por dhe të opinionit publik në tërësi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji. Jemi të bindur që deri në fund të këtij hetimi veprimet do të jenë intensive dhe do të konkludohet me vendimmarrje konkrete. Grupi hetimor është i përkushtuar në drejtim të kryerjes së veprimeve të duhura hetimore dhe normalisht që do kemi autorë”, deklaroi ajo.