Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Përmet. Një çift të moshuarish ka mbetur i lënduar.

Burime bënë me dije se rasti u regjistrua në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec.

Mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin E. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, shtetasi M. Q., rreth 74 vjeç dhe shtetasia E. Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.