Pas skandalit të sotëm me targat, ka reaguar DPSHTRR. Në njoftimin e saj, ky institucion shprehet se sapo u njoh me daljen e të dhënave, nisi hulumtimin.
Ndërkohë DPSHTRR ka nënvizuar se do të kryhet një analizë e plotë ër të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte.
Njoftimi i Plotë nga DPSHTRR:
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.
Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.