Biblioteka e një konvikti në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme.
I pazakontë ishte fakti që në majë të çatisë së godinës qëndronte vetëm një person, që rezultoi të ishte roja i konviktit.
I vetëm, kishte hipur për të shuar zjarrin dhe rrezikonte jetën pasi nuk kishte marrë asnjë masë mbrojtëse.
Por nuk mjafton me kaq.
Teksa priste që forcat zjarrfikëse të mbërrinin, një polic nga përballë ndërtesës bënte selfie me godinën nga e cila dilnin shtëllunga të mëdha tymi.