Policia e Kukësit ka arrestuar një 36-vjeçar pasi ka aksidentuar një 17-vjeçar.

Sipas policisë, drejtuesi i Audit, me inicialet R.B ka aksidentuar në aksin rrugor Krumë të riun me iniciale, Y.K banues në fshatin Letaj. 

17 vjeçari është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.