Një 51 vjeçar me inicialet, Th.V është arrestuar në flagrancë nga policia e Sarandës pasi ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj gruas dhe djalit të tij.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”,shtetasin Th.V.,51 vjeç, banues në lagjen Nr.3 Sarandë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.





