Policia ka arrestuar një 31-vjeçar në Fier, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Blerim Bacinofki, 31 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 31-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.,  31 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje”, njofton policia.