Përkeqësimi i motit ka detyruar Autoritetin Portual të Vlorës që të ndalojë daljen në det të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve lundruese, deri më datë 28 dhjetor.

Gjithashtu bëhet e ditur se nuk është ndaluar lundrimi i tragetit të linjës Vlorë-Brindisi.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 26-27.12.2021 në drejtimin Jug-JugLindje në forcën 4-5bft, 7-10m/s, lartësi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra

1. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. ME KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE TE PARASHIKUARA, TRAGETI I LINJES VLORE-BRINDISI-VLORE NUK KA PEZULLIME PER KRYERJEN E AKTIVITETIT.

3. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 28.12.2021 / 06:00”,- njofton Autoriteti Portual i Vlorës.