Zbardhen detaje nga vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin.

Mësohet se pasi ekzekutuan 35-vjeçarin, autorët i kanë djegur dhe makinën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës Leonard Bashaliu vrau në 8 qershor të këtij viti 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.