Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për Rafael Genish, pronarin e call centerit “RG Kapital”.

Pas hekurave do të qëndrojë dhe administratori i këtij subjekti që ushtronte veprimtarinë në kryeqyett dhe përmes telefonatave u merrnin nga 500 euro e sipër shtetasve të huaj.

Genish ishte prej kohësh nën vëzhgim nga policia. Ky shtetas izraelit e ushtronte këtë aktivitet të paligjshëm prej 5 vitesh në Shqipëri.

Për 33 punonjësit e tjerë të arrestuar bashkë me Genish dhe administratorin e “RG Kapital” janë dhënë masa më të buta sigurie nga togat e zeza, si “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim Paraqitje”, kurse Genish dhe administratori do qëndrojnë në “Arrest në burg”.