Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Rubik në Rrugën e Kombit. Për pasojë një fëmijë i mitur ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur. 

Si pasojë e përplasjes së tre automjeteve, një makinë ka shpërthyer në flakë.

Mësohet se në një prej makinave që u përfshi edhe nga flakët, i lënduar mbeti një fëmijë 3 vjeç, i cili humbi jetën pak minuta më vonë pas ngjarjes. Ky i fundit ishte ulur në pjesën e pasme të pasagjerit.

Disa kalimtarë të rastit u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve duke i nxjerrë nga automjetet e bëra copë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i të plagosurse, si dhe rrethanat e aksidentit që rezultoi tragjik për fatin e vogëlushit.