Në foto janë pamjet e aksidentit të rëndë në aksin Milot-Rrëshen ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve humbi jetën një fëmijë i mitur 3-vjeçar dhe babai i tij, ndërsa u plagosën disa të tjerë.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, por përplasja mes një mjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel” ka qenë fatal për vogëlushin 3 vjeçar.
Menjëherë pas përplasjes, mjeti tip Benz është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.





