Kryeministri Edi Rama replikon shpeshherë qytetarët në komentet që i bëjnë në Facebook.

Një qytetar i kërkon Ramës që të bëjë një nënkalim te Zogu i Zi pas trafiku i Tiranës është i tmerrshëm dhe duhen orë të tëra për të qarkulluar në qytet në çdo ditë të javës.

Do të bësh ndonjë nënkalim te Zogu i Zi? I bëre njerëzit sardele. Duan tre orë për t’u fut në Tiranë”, i shkruan komentuesi.

Rama iu përgjigj duke i thënë: “Shko kërkoja atyre që e prishen nënkalimin kur po e ndërtoja këtu e 15 vjet më parë, që thosha pas 15 vitesh do më kujtoni ju që e prishni bashke me tifozat e prishjes me dy gishta. Bej durim tani, se nuk kam shkop magjik dhe paç nje Vit te Ri te gëzuar e me shëndet familjarisht”.