Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ditës së djeshme në Peqin, ku u ekzekutua me armë zjarri 35-vjeçari Albi Bashaliu.
Policia ka mundur të gjejë ditën e sotme automjetin me të cilin u larguan autorët e krimit. Makina u gjet e shkrumbuar plotësisht në fshatin Gocaj të Kavajës.
Autorët që kanë kryer ekzekutimin dyshohet se janë braktisur nga bashkëpunëtorët të cilët pas kryerjes së krimit dhe djegies së automjetit që përdorën për vrarë Bashaliun, duhet t’i largonin ata nga vendi i ngjarjes.