Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot me reshje, por në krahasim me ditën e djeshme reshjet do të jenë në intensitet më të ulët. Nuk mungojnë as momentet me diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.