Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu bën thirrje të rinjve të aplikojnë për 400 vende të lira në ushtrinë shqiptare.

Rama publikon nismën e rekrutimit për ata që duan një karrierë profesioniste për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.