Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur për çështjet që u miratuan në vendimet e Qeverisë.
Në një dale për mediat, ministrja tha se është nga rezervat e shtetit shqiptar dhe se do të jenë vetëm dy ditë ndihmë për Kosovën dhe që do të kthehen kur ata të kenë mundësinë.
“Në mbledhjen e sotme ministria e Energjisë kishte disa çështje që u miratuan. Projekti për energjinë dhe klimën, objektivat do të zbatohen deri në vitin 2030. Sot është marrë një vendim për lejet minerare, masa e mbajtur nga paratë që depozitohen si garanci e që më pas përdoren për të gjitha kthimet në identitet sot sipas kërkesës ka shkuar në 10%. Sot kemi pasur dhe disa projekvendime të tjera që kanë të bëjnë me shpronësime.
E kemi bërë një njoftim dje, ka pasur interes. E para situata është një krizë ndërkombëtare, dhe ne ndodhemi në një moment të vështirë. Rama ka kërkuar që të gjendet me çdo kusht një mundësi që të furnizojë Kosovën për festa, i referohemi vetëm këtyre dy datave, gjitha vendet po përballen me një krizë, ne do të sakrifikojmë do të heqim nga rezervat tona për tia dërguar Kosovës.
Kemi bërë një rakordim, sasia e dërguar 7 mijë e 680 mgb, do të nisim në orën 7 të datës 31 dhe do të transmetojmë deri në orën 24 të datës 1 janar. Do të jetë një instrument që do të jetë depozitim, nuk presim shkëmbim financiar, nuk presim në këto kushte të vështira që ata ndodhen që të paguajnë para, kjo sasi do të na kthehet kur ata të kenë komoditetin, në verë”tha Balluku nër të tjera.





