Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka filluar me pamje nga momentet pas tërmetit të 26 nëntorit në vitin 2019-ën, ku shumë familje mbetën në qiell të hapur pasi iu dëmtuan shtëpitë e tyre.

Kreu i qeverisë thekson se sot shumë familjeve të prekura në Fushë-Krujë do të futen sot në banesat e reja.

“MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë e punës së bërë në Fushë Krujë për kthimin e familjeve të prekura nga tërmeti në shtëpi të reja dhe më gëzimin e atyre që sot do të hapin dyert për të pritur mbarë Vitin e Ri, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan kryeministri.