Ata u bënë prindër për herë të pestë dy muaj më parë, por deri më tani nuk e kishin zbuluar portretin e të voglit të tyre.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Shijakut, Elton Arbana, dhe bashkëshorten e tij Ema.

Ata kanë zgjedhur që ta prezantojnë publikisht Siarin e tyre ditën e ndërrimit të viteve, kur kanë pozuar së bashku me fëmijët e tyre më të rritur.

Familja Arbana ka vendosur që urimin për Vitin e Ri ta bëjë përmes një portreti familjar, ku ata pozojnë të gjithë së bashku.

Nga familja ARBANA për çdo familje tuajën vjen urimi ynë për një vit plot shëndet, dashuri, mirësi dhe lumturi për të gjithë ju!

Sot (si për Vit të Ri) foto e parë publike e SIAR

GËZUAR 2022!”,- shkruan kryebashkiaku Arbana në rrjete sociale.