Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me  fillimin e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në një postim në “Twitter”, ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se SHBA i uron mirëseardhjen Shqipërisë në këtë Këshill.

Po ashtu Kim thekson se SHBA është krenare që ulen si kolegë me Shqipërinë në një nga tryezat më të rëndësishme në botë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së! Krenar që do të ulemi së bashku si kolegë në një nga tavolinat më të rëndësishme në botë” shkruan Kim.