Ata kanë lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme …

Dy binjakët Alfredo Antonio Trujillo dhe  Aylin Yolanda Trujillo lindën 15 minuta larg njëri-tjetrit. Alfredo erdhi në jetë në orën 23:45 më 31 dhjetor 2021, ndërsa Aylin mesnatën e 1 janarit 2022, në spitalin e Qendrës Mjekësore Natividad në Kaliforni.

 “Për mua është çmenduri që ata janë binjakë dhe kanë ditëlindje të ndryshme”, tha Fatima Madrigal, e ëma e fëmijëve.

“Ishte kënaqësi e madhe të ndihmosh këta dy beba që të lindin shëndoshë e mirë, njëra në 2021 dhe tjetri në 2022” tha doktoresha.

Përafërsisht 120,000 lindje binjake ndodhin në Shtetet e Bashkuara çdo vit. Megjithatë, mundësia që binjakët të lindin në vite të ndryshme është 1 në 2 milionë.